Duke u mbështetur në shqiptimin letrar dhe në traditën e
shkrimit, shkruhen me h:
-
në fillim të fjalës:
ha, habit, halë, hamshor, hamullore, hap, harabel, hardhi,
hardhucë, hark, hartë, harr, harroj, hedh, helm, hell, heq, herë, hero, hesht,
heshtë, hënë, e hënë, hi, (i, e) hidhur, hije, hikërr, hingëllin, hinkë, hipi,
hir, hirrë, hithër, hoje, i hollë, hop, hosten, hov, hu, hua, i huaj, hudhër,
humbas, hundë, hurdhë, hutoj, hyj etj.
Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk:
haber, hajat, hajdut, hajmali, hajvan, hak, haliç, hall,
hallë, hallkë, hallvë, hamall, hamam, hambar, han, haraç, harar, harem, harxh,
hase, hasëll, hasm-i, hasude, hashash, hashure, hata, hatull, hava, havan,
hejbe, hem... hem, hendek, hiç, hile, hise, hordhi, hoshaf, huq, hurmë, hyzmet
etj.;
-
në fund të fjalës:
foljet e tipit deh, fsheh, ftoh, grah, leh, mih, mpreh,
ndih, ngreh, nxeh, njoh, rrah, shkreh, shoh etj. në të gjitha trajtat e
zgjedhimit të tyre: fsheh, fshehim, fshihni, fshehin; fshihja, fshihje...; (u)
fsheha, (u) fshehe...; fshihem, fshihesh...; fshihesha, fshiheshe...; fshehkam,
fshehke...; fshehur etj.;
emrat si ah, gjah, gjynah, krah, moh, pah, pleh, shah,
tezgjah etj. në të gjitha trajtat e tyre: krahu, krahut, krahun, krahët,
krahëve, krahësh;
-
në mes të fjalës:
trajtat pësore-vetvetore të foljeve me temë më zanore:
lahem, lahesh...; lahesha, laheshe...; lahu, lahuni;
kthehem, kthehesh...; kthehesha, ktheheshe...; kthehu, kthehuni; bëhem,
bëhesh...; bëhesha, bëheshe...; bëhu, bëhuni; fshihem, fshihesh...; fshihesha,
fshiheshe...; fshihu, fshihuni; tregohem, tregohesh...; tregohesha,
tregoheshe...; tregohu, tregohuni; mësohem, mësohesh...; mësohesha, mësoheshe...;
mësohu, mësohuni; shtyhem, shtyhesh...; shtyhesha...; shtyheshe...; shtyhu,
shtyhuni; përzihem, përzihesh...; përzihesha, përziheshe...; përzihu,
përzihuni; ndihem, ndihesh...; ndihesha, ndiheshe...; ndihu, ndihuni etj.
Po kështu shkruhen edhe foljet si dihas, gërhas, luhas,
mahnit, nuhas, pohoj, ashtu edhe emrat e mbiemrat si grahmë, krehër, lehonë, i
lehtë, llohë, vjehërr, vjehrra.
Këtu hyjnë edhe një numër fjalësh të burimit turk: aheng,
ahur, bahçe, behar, çehre, duhan, kasaphanë, mahmur, mëhallë, muhabet,
muhalebi, muhamedan, nahie, pehlivan, pehriz, qehaja, rehat, sahan, sahat,
sehir, spahi, tahmin, tespihe, xhahil, xhevahir, zahire, zeher etj.
Me h shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej fjalëve
të përfshira në këtë paragraf:
hamendje, i hapët, harkëtar, harxhoj, hidhërim, hingëllimë
etj.; ftohje, i ftohtë, krahasoj, krehje, i krehur, lehtësi, luhatje, mohoj,
ndihmë, ndihmës, ngrehinë, ngrohje, i ngrohtë, ngrohtësi, nuhatje, njohje,
njohuri, rrahje, shkrehje etj.; gjahtar, plehëroj, shahist etj.
Shënim. Nuk shkruhen me h fjalët arushë, avaz, avlli, eci,
esëll, iki, memur, yll, vete - vetja, vetë dhe formimet prej tyre: përvetësoj,
vetvete. |